Komandanti i ushtrisë së SHBA-ve në Evropë ka akuzuar Rusinë për përdorimin e Sirisë si ‘vend për trajnimin e ushtarëve të saj’.
Lt Gen Ben Hodges tha se Rusia nuk i ka përfillur civilët dhe sipas tij një sjellje e tillë nuk ‘tregohet nga një komb që trajtohet si superfuqi’, transmeton arbresh.info.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka deklaruar të enjten se nga sulmet ajrore ruse janë vrarë 35 mijë luftëtarë në Siri.
Por, Rusia është akuzuar është për përdorimin e armëve të rënda në zonat civile. Megjithatë, Rusia ka mohuar akuzat duke thënë se ‘nuk ka shënjetruar civilët’.
Ndërhyrja ajrore e Rusisë në konfliktin sirian ka ndihmuar rikthmin e kontrollit të ushtrisë qeveritare në Aleppon lindore. Megjithatë, ky veprim ka nxitur edhe më tej tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.
“Ajo që ne shohim në Siri sigurisht është një demonstrim i aftësive dhe forca mbi përdorimin e armëve që nuk janë të nevojshme”, tha Gen Hodges për BBC.
“Trajnimi i trupave ushtarake në këtë mënyrë është përdorur nga Gjermania naziste”, shtoi ai. /Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...