Rusia po përpiqet të “shkaktojë përçarje” dhe shkatërrim të demokracisë në Britani, Francë dhe në shtetet e tjera perëndimore, duke përdorë propagandë, subverzion dhe sulme kibernetike, ka thënë mbrëmë këshilltari për siguri kombëtare i Britanisë, Mark Sedwill, gjatë një seance parlamentare.
Mëtutje, ai ka theksuar se “e dimë se kërcënimi rus definitivisht po intensifikohet dhe shumëfishohet”, dhe ka shtuar se “qasja ruse ndaj perëndimit është përkeqësuar në përgjithësi dhe duket se është e gatshme të vazhdojë”.
Zoti Sedwill tha se Rusia ka krijuar tregime të rrejshme në media për sjelljen e ushtarëve të NATO-s në Evropën Lindore, ku janë të vendosura trupat e NATO-s, për ta shkatërruar legjitimitetin e tyre.
Ai, po ashtu, e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Francë, megjithqë kjo nuk ka pasur gjasë për ta ndryshuar rezultatin e votimeve./rel/
Kurti e nis fushatën, në bisedë me baristin tregon synimet p...
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...