Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të dielën se Rusia nuk do të instalojë raketa të reja përderisa as Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë të njëjtin veprim në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Azisë.
Këto komente erdhën pas tërheqjes së ShBA-së nga një pakt armësh, i cili ishte nënshkruar në periudhën e ekzistimit të Bashkimit Sovjetik.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati për Forca Nukleare me Rreze të Mesme me Rusinë më parë këtë muaj pasi e akuzuan Rusinë se i ka shkelur pikat e marrëveshjes dhe ka instaluar raketa të ndaluara. Në anën tjetër, Moska zyrtare i ka mohuar këto akuza.
Nga i njëjti traktat tashmë është larguar edhe Rusia, por ministri Shoigu tha se vend ii tij nuk planifikon të instalojë raketa të reja tokë-ajër.
“Ne ende i përmbahemi rregullave. Përderisa nuk ka sisteme të tilla në Evropë, nuk do të bëjmë asgjë”, tha ministri i brendshëm për një televizion rus.
Me marrëveshjen e nënshkruar para më shumë se tri dekadash ndalohej përdorimi i raketave tokë-ajër me rreze veprimi prej 500 deri 5500 kilometrash.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Moska do ta fillojë zhvillimin e raketave bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara e bëjnë të njëjtin veprim, shkruan “Reuters”
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...