Ukraina nisi të hënën rastin e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke kërkuar një urdhër, që do të ndalonte mbështetjen e Moskës për separatistët në lindje të Ukrainës dhe në Krime.
Në një deklaratë të hapur para gjykatës, avokatët e Ukrainës thanë se Qeveria ruse “ua ka bërë të pamundur shtetasve ukrainas të ndjehen të sigurt në vendin e tyre”.
Vendimi i gjykatës mund të marrë vite.
Kievi e akuzon Rusinë për shkelje të konventave të OKB-së kundër terrorizmit dhe diskriminimit, duke mbështetur grupe në lindje të Ukrainës dhe në Krime.
Moska ka marrë kontrollin e gadishullit ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe vazhdon mbështetjen për separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.
Ky konflikt, që ka nisur në prill të vitit 2014, ka lënë të vrarë mbi 9,750 persona.
Kremlini mohon dërgimin e trupave ose pajisjeve ushtarake në lindje të Ukrainës, edhe pse Kievi dhe vendet perëndimore thonë se ekzistojnë dëshmi të pakundërshtueshme.
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...