Moska nuk është e habitur që pas dyshimeve për helmimin e dyshuar të ish spiunit rus, menjëherë dyshimet ranë tek Rusia.
“Nuk mund të komentoj. Por, në fakt këto akuza priteshin në Rusi”, ka thënë zëdhënësi i presidencës Dmitri Peskov, duke folur para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
“Moska është gjithmonë e hapur për bashkëpunim”, shtoi Peskov, kur u pyet nëse Moska ishte gati për bashkëpunim në hetim.
Deklarata e Kremlinit vjen pasi më parë gjatë ditës, policia e Wiltshire tha se një burrë dhe një grua u gjetën pavetëdije në një stol në një qendër tregtare, duke shtuar se të dy njerëzit ishin “në një gjendje kritike në kujdesin intensiv”.
Policia britanike është duke u përpjekur të identifikojë substancën e përdorur që të jepet edhe trajtimi adekuat dhe në kohë i çiftit./Arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari