Ushtria ruse ka trajnuar forca speciale “psikike” që të përdorin telepatinë në luftë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit. Një raport i botuar në revistën zyrtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Armeysky Sbornik (Army Digest), shpjegon se luftëtarëve u mësohet të “mposhtin armikun me metoda jo-kontakti” duke u trajnuar me delfinët. “Aftësitë “parapsikologjike” u përsosën nga ushtarët ndërsa luftonin në Çeçeni”, shkruhet në artikull.
“Luftëtarët mund të shohin përmes ushtarit armik: se çfarë lloj personash janë, cilat janë pikat e tyre të dobëta dhe të forta nëse mund të rekrutohen si spiunë,” tha revista, transmeton tch.
“Vërtetësia e marrjes në pyetje është praktikisht 100%”. Eksperimentet thuhet se janë kryer – të tilla si përpjekja për të lexuar dokumente në një gjuhë të huaj, që janë mbyllur brenda një vendi të sigurt”.
Artikulli shton: “Me forcën e mendimit, është e mundur të mbyllësh programet kompjuterike, të djegësh kristalet tek gjeneratorët, të dëgjosh biseda dhe të prishësh radio dhe telekomunikime”.
Por Yevgeny Aleksandrov, i cili kryeson komitetin rus të Akademisë së Shkencave për luftën kundër “shkencës së rreme”, tha për agjencinë ruse “RBK” se taktikat e luftës parapsikologjike janë ” gjëra pa vlerë”. “Një hulumtim i tillë ka ekzistuar dhe është zhvilluar në të kaluarën, por është bërë në mënyrë sekrete. Tani është duke u nxjerrë përsëri në dritë, por një hulumtim i tillë njihet si një shkencë e rrejshme”, tha ai.
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...