Rusia, Irani dhe Siria kanë paralajmëruar edhe një herë Shtetet e Bashkuara kundër sulmeve të reja ajrore në Siri, si përgjigjje e sulmit kimik në Idlib ku mbetën të vrarë 90 persona.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili priti në takim homologët e tij nga Irani dhe Siria, ka denoncuar sulmet ajrore të SHBA-ve në Siri dhe i ka quajtur ato ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i jashtëm sirian, Valid Moallem, tha se gjatë takimit i është dërguar një mesazh i fortë në Uashington, ndërkaq Mohammad Javad Zarif, nga qeveria e Iranit, theksoi se pjesëmarrësit janë pajtuar se veprimet e SHBA-ve janë të papranueshme./Arbresh.info
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...