Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqje ka njoftuar Shtëpia e Bardhë .
Si arsye ishin marrëdhëniet e Flynn me Rusinë ku thuhet se ai ka diskutuar për sanksionet amerikane me ambasadorin rus përpara se Trump të merrte detyrën, transmeton arbresh.info.
Mirëpo Kremlini ka reaguar ndaj deklaratave të tilla duke thënë se dorëheqja e Flynn është çështje e punëve të brendshme të ShBA-së dhe se një veprim i tillë “nuk ka të bëjë asgjë” me Rusinë ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit.
Sipas ligjeve të ShBA-së nuk është e lejuar që personat jo zyrtar të merren më diplomacinë e shtetit dhe në kohën kur Flynn kishte biseduar me ambasadorin rus ai nuk ishte ende këshilltar i presidentit Trump./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...