Rusia fillon testimet për një vaksinë tjetër

12:24 | 3 Gusht 2021
Rusia ka filluar testimet për një vaksinë tjetër kundër koronavirusit, Betuvaks-Cov-2, e zhvilluar nga Instituti për Qelizat Njerëzore.
Sipas mediave ruse, ajo mund të fillojë të përdoret në shtator, pasi Ministria e Shëndetësisë në Rusi të lëshojë edhe lejen e duhur, transmeton portal arbresh.info
“Instituti prapa vaksinës Betuvaks-CoV-2, së bashku me Betuvaks LLC, po përgatitet për prova klinike në shtator.”, Thuhet në njoftimin e Institutit.
Betuvax-CoV-2 është një vaksinë e grimcave sferike rekombinante me antigjen sipërfaqësor të koronavirusit.
Sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të përdoret për vaksinimin e grupeve të rrezikut dhe për rivaksinimin, dhe zhvillimi i vaksinës filloi në verën e vitit 2020.
Testet pritet të përfshijnë 116 vullnetarë të moshës midis 18 dhe 60 vjeç, të cilët nuk kanë sëmundje kronike. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara