Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia dhe Izraeli janë dakorduar për formimin e një “Grupi pune për Sirinë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët Peskov ka vlerësuar marrëdhëniet Rusi-Izrael duke thënë se në takimin e zhvilluar më 27 shkurt në Moskë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë dakorduar për formimin e Grupit të punës për Sirinë. Ai tha se ende nuk janë përcaktuar pjesëmarrësit dhe formati i grupit në fjalë që do të formohet.
“Grupi i punës për Sirinë, me të gjitha palët dhe vendet e rajonit do të zhvillojë punime në çështje të tilla si nxjerrja e fuqive të huaja nga Siria, eliminimi i terrorizmit dhe sigurimi i stabilitetit”, tha Peskov.
Netanyahu në një deklaratë në lidhje me vizitën zyrtare që realizoi në fund të muajit të kaluar në Moskë tha se: “Jemi dakorduar me Putinin për tërheqjen e forcave të huaja që hynë në Siri pas fillimit të luftës civile. Për arritjen e këtij objektivi kemi vendosur formimin e një ekipi të përbashkët mes Izraelit dhe Rusisë”.
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...