Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Robert Woodland, me 12 vjet e gjysmë burgim, pasi e gjeti fajtor për trafikim me drogë.
Kështu tha avokati i tij, Stanislav Kshevitsky, për agjencinë e lajmeve, Reuters, më 4 korrik.
Woodland, i lindur në Rusi, kur ishte fëmijë u birësua nga prindër amerikanë. Ai u arrestua nga policia ruse në janar, nën akuzën për posedim të drogës.
Në kohën kur u arrestua, Woodland raportohet se ishte duke punuar në periferi të Moskës si mësues i gjuhës angleze.
Në dokumentet e gjykatës ai është identifikuar me mbiemrin rus, Romanov, por nuk është e qartë nëse ai ka shtetësi ruse. Agjencia e lajmeve, Interfax, tha se ai është shtetas rus.
Më shumë se dhjetë qytetarë amerikanë po mbahen në burgjet ruse, të akuzuar apo të dënuar për akuza të ndryshme, nisur nga posedimi i drogës, vjedhje, tradhti dhe spiunazh./rel/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...