Në një lëvizje hakmarrëse, Rusia sot shpalli persona “non grata” një diplomat bullgar dhe 10 diplomatë rumunë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cristian Istrate dhe Atanas Krastin, ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë, u thirrën nga Ministria e Jashtme ruse, ku iu dorëzuan nota ku urdhërohej dëbimi i diplomatëve të tyre nga Moska.
Ky hap u mor në përgjigje të “vendimit të pamotivuar” të Bullgarisë dhe Rumanisë në prill për të dëbuar diplomatët rusë nga ambasadat në Sofje dhe Bukuresht, tha Ministria e Jashtme ruse.
Lidhur me Rumaninë, ministria tha se Moska “refuzon me vendosmëri” ato që i quajti “përpjekjet e pabaza të Bukureshtit për të fajësuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë”.
Ministria e Jashtme dënoi Rumaninë për “mbulimin e mizorive të kryera nga batalionet nacionaliste (ukrainase) kundër popullsisë civile” si dhe për furnizimin me “armë, pajisje dhe ndihmë të tjera për regjimin në Kiev”.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën