Rusia sot ka ndërmarrë masa reciproke dhe ka dëbuar 2 diplomatë kolumbianë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori i Kolumbisë, Alfonso Caballero u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë ku iu dorëzua notë proteste për shkak të vendimit të vendit të tij të dëbojë 2 diplomatë rusë nga Bogota.
Ai u informua se 2 diplomatë kolumbianë që punojnë në Moskë janë shpallur persona “non grata”, tha ministria ruse në një deklaratë.
Në muajt e fundit, ka pasur dëbime të diplomatëve rusë në kryeqytetet evropiane për përfshirjen e tyre të pretenduar në aktivitetet e inteligjencës.
Kolumbia ishte një nga vendet e para në Amerikën e Jugut që mori masa të tilla kundër Rusisë.
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...