Rusia ka bllokuar marrëveshjen e grurit nëpërmjet Detit të Zi, sipas një deklaratë të Ukrainës. Portet e Ukrainës në Detin e Zi u bllokuan pasi pushtimit të Rusisë vitin e kaluar, por 3 prej tyre u hapën korrikun e kaluar pas një marrëveshje midis Moskës dhe Kievit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
“Federata Ruse ka bllokuar edhe një herë në mënyrë efektive marrëveshjen për eksportin e grurit duke refuzuar të regjistrojë anijet në hyrje dhe të kryejë inspektimet e tyre.
Kjo qasje është në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes aktuale”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës dhe siç raporton APE-MPE, 90 anije, përfshirë 62 anije për ngarkim, po prisnin në ujërat territoriale turke për tu nisur në portet e Ukrainës.
Marrëveshja skadon më 18 maj. Moska ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja që synon të ndihmojë në lehtësimin e krizës globale të ushqimit. Turqia dhe Kombet e Bashkuara po punojnë për zgjatjen e marrëveshjes, ndërsa Rusia nuk duket e kënaqur me propozimet që i janë paraqitur./abcnews.al
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...