Agjencia ruse e lajmeve Interfax po njofton se një i dyshuar për shpërthimin e së mërkurës në Shën Petersburg u arrestua të shtunën.
Interfax njofton se “organizatori dhe autori i drejtpërdrejtë që aktivizoi një paisje shpërthyese të impovizuar më 27 dhjetor në një supermarjet në Shën Peterburg u arrestua në një operacion special të Shërbimit Rus të Sigurisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari iu dorëzua Komisionit Rus Investigativ për veprime të mëtejshme.
Shpërthimi i së mërkurës me bombë të improvizuar, shkaktoi plagosjen e të paktën 13 fëmijëve. Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin, sipas një grupi zbulimi që ndjek deklaratat e ISIS-it./VoA/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot