Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi Kievin për helmimin e disa prej ushtarëve të saj në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit juglindor të Ukrainës, Zaporizhia.
Sipas ministrisë, disa ushtarë rusë ishin dërguar në një spital ushtarak me shenja të rënda helmimi më 31 korrik.
“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi i Zelenskit, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë, shkruan euronews.al.
Nga rezultatet, del se në gjakun e tyre është gjetur toksinë botulinum, e tipit B.
Megjithatë, nuk u bë i qartë numri i ushtarëve të helmuar dhe se cilat janë provat.
Një këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e mishit të konservuar, të skaduar.
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...