Menjëherë pasi amerikanët zhvilluan ushtarin e tyre modern dhe e krahasuan atë me Robocop (karakter i njohur Holivudi), rusët treguan se edhe ata kanë ushtarin e tyre për shekullin 21, të quajtur “Luftëtari 3”.
Bëhet fjalë për robotin e prezantuar së fundi në Moskë, ku janë paraqitur të gjitha inovacionet e montuara në një kostum të ri ushtarak, helmetë dhe çizme.
Komandanti i Forcave Tokësore të Rusisë, koloneli i përgjithshëm Oleg Salyukov shpjegoi se po përfundojnë kërkimet për krijimin e ushtarit të parë rus, i cili me pajisjet e reja do të jetë dy herë më i lëvizshëm, qëndrueshëm dhe më i aftë për të kryer detyrat e tij.
Kostumi i teknologjisë së lartë gjithashtu është përforcuar me një skelet të jashtëm metalik të dizajnuar për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë.
Ajo është gjithashtu e mbuluar me pllaka të forta që mbrojnë sipërfaqen e madhe të trupit nga plagët e mundshme, madje edhe një orë që mund të mbijetojë një sulm bërthamor.
Uniforma e “Luftëtarit” përmban pesë sisteme kompjuterike të integruar që përfshijnë life support, sistemet për komandë dhe komunikim, si dhe sistemet për mbrojtjen dhe kursimin e energjisë. Kostumi është i përshtatur për të gjitha kushtet atmosferike.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...