Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syeukhubov, tha sonte se forcat ruse bombarduan qytetin e Kharkovit.
Ai deklaroi se të paktën 23 njerëz u vranë në sulm, duke përfshirë fëmijë, raporton reuters.
“Në mbrëmje, okupatori bombardoi lagjen Slobidsky të Kharkivit. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në popullatën civile. Për momentin dihet se ka 23 viktima, përfshirë fëmijë”, pohoi Syeukhubov.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme janë publikuar imazhe të shumta të krimeve të rusëve në qytetin e Buchas.
Ndërkohë, sot shumë liderë botëror duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar mizoritë ruse.
Ndryshe, Rusia raportohet se po ripozicionon forcat në lindje dhe jug të Ukrainës. /arbresh.info/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...