Ushtria ruse sot ka kryer një sulm ajror mbi Kievin, duke bombarduar ndërtesat kolektive që ishin të banuara nga civilët.
Ata nuk kursyen askënd, madje disa prej bombave kanë rënë shumë pranë kopshteve të lodrave për fëmijë.
E këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka bërë të ditur se një prej të lënduarve në sulmet ajrore është një grua ruse.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se në bllokun e ndërtesave kolektive që është bombarduar është lënduar një grua ruse.
“Rusët gjuajnë rusët”, ka shkruar Gerashchenko në Tëitter.
Në anën tjetër një person raportohet se ka humbur jetën, kurse ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë t’i shpëtojnë civilët, që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara. /arbresh.info/

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK