Një ish-ministër socialdemokrat i Financave dhe kryekëshilltar i qeverisë rumune, Darius Valcov u dënua me tetë vjet burg në instancën e parë për marrjen e më shumë se një milionë eurove ryshfet.
Valcov, 40 vjeç, u shpall fajtor për trafik influence dhe pastrim parash pasi kishte ndihmuar një kompani rumune për të fituar nga tregjet publike të paktën deri në 20 për qind të shumave të punimeve.
Sipas prokurorëve, ai ka përfituar në total 1,4 milionë euro. Faktet datojnë në periudhën 2009-2013, kur ka qenë kryetar i Bashkisë së qytetit të Slatinas (jug).
“Gjatë kontrolleve në shtëpi dhe tek të afërmit e ish-deputetit, prokurorët kanë zbuluar tre lingota ari me vlerë prej rreth 100 000 euro dhe 172 vepra arti të vlerësuara me 530 000 euro”, theksoi Prokuroria antikorrupsion (DNA).
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...