Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka udhëtuar të premten (sot) drejt Stambollit, ku edhe pritet të zhvillojë disa orë bisedime me zyrtarë të lartë turq dhe ukrainas, raporton BBC.
Udhëtimi i Rubios, është bërë pas një dite pritjeje për bisedimet midis delegacioneve ukrainase, ruse dhe amerikane në Turqi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti akuzat se Kremlini nuk po i merr seriozisht bisedimet, tek ka kritikuar delegacionin e dërguar nga Rusia, duke e quajtur “të nivelit të ulët”.
Zelensky ka konfirmuar se Ukraina do të dërgonte një delegacion për bisedimet, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Nga ana tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ndodhet aktualisht në Lindjen e Mesme, ka sugjeruar se përparimi i rëndësishëm në bisedimet e paqes është i mundur vetëm nëpërmjet një takimi ballë për ballë midis tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Këtë qëndrim e mbështeti edhe Rubio, i cili përsëriti të enjten se “nuk mendon se do të ketë ndonjë përparim, derisa presidenti Trump dhe presidenti Putin të ndërveprojnë drejtpërdrejt për këtë çështje”.
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...