18 persona mbetën të plagosur në Republikën Çeke pasi një pemë nën të cilën ishin strehuar u godit nga rrufeja.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në parkun e kështjellës Liberec-Vratislavice, që ndodhet në rajonin verior të Liberec rreth 90 km në veri-lindje të kryeqytetit Pragë.
Zyrtarët nuk japin detaje për personat e plagosur, por media lokale raportojnë se mes tyre kishte dhe fëmijë të cilët u dërguan në spital.
Republika Çeke u godit nga shira të dendur dhe stuhi gjatë fundjavës dhe gjithashtu pati raportime për përmbytje në disa pjesë të vendit./A2CNN
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...
Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorë...
Mbreti Charles III kërkon vendosmëri të palëkundur për mbroj...
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...
Haxhiu pret deputetët opozitarë deri në orën 24:00
Nis seanca, minutat e fundit për zgjedhjen e presidentit