Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson fluturoi drejt Britanisë për të kërkuar personalisht falje, për informacionet sekrete që zyrtarë amerikanë iu kaluan medieve nga hetimi britanik për sulmin në Manchester.
Tillerson u takua me homologun britanik, Boris Johnson, e gjatë konferencës për shtyp pranoi gabimin.
“Ne marrim përsipër përgjegjësinë e plotë dhe na vjen keq për atë që ndodhi. Ne e dënojmë rrjedhjen e informacionit. Por, jam i sigurtë se raporti special mes dy vendeve tona do ta përballojë këtë ngjarje të pafat”, tha Rex Tillerson.
Një ndjesë e tillë publike nga një zyrtar i lartë amerikan, si dhe vatja në Londër enkas për këtë, është e paprecedentë në raportin mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Nevoja që administrata “Trump” ndieu për ta bërë këtë, duket se nënvizon mjaft qartë seriozitetin e situatës.
SHBA dhe Britania kanë një prej partneriteteve më të ngushta në botë të ndarjes së informacioneve, ndaj dhe duket se besimi u shkund ndjeshëm nga akti i disa zyrtarëve amerikanë. Këta të fundit, informacionet që morën nga pala britanike i kaluan te mediet, që publikuan jo vetëm identitetin e kamikazit, por edhe foto nga skena e krimit.
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...