Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 56 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 28.628, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri ditor i viktimave është rritur nga 48 sa ishte dje, ndërsa tash të gjashtën ditë radhazi, vendi regjistron më pak se 100 të vdekur.
Numri i të vdekurve dje ishte raportuar të jetë 27.940, por ky numër u përditësua pasi disa vdekje nga më parë ishin të lidhur me virusin.
Nga ana tjetër, numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur në 234.824, me 446 raste të reja në 24 orët e kaluara.
Në Madrid, pjesën më të prekur të Spanjës, janë konfirmuar 13 viktima dhe kryeqyteti aktualisht numëron gjithsej 8.944 të vdekur.
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri