Në vendin Krivi Put, jo larg Senjit në Kroaci, ka rënë një aeroplan turk Airtractor.
Policia e Qarkut Lika-Senj ka konfirmuar se aeroplani me targa turke ka humbur nga radari në orën 16:53.
“Aeroplani është gjetur. Janë dërguar zjarrfikësit, tani do të vijnë agjencia për hetimin e aksidenteve dhe të gjitha shërbimet e tjera”, tha Davor Spevec nga Mbrojtja Civile për 24sata.
Dy Airtractors turq po fluturonin nga Rijeka drejt Zagrebit, por u kthyen për shkak të mjegullës, shkruan index.hr.
Njëri u ul në aeroportin në ishullin Krk, ndërsa tjetri u zhduk.
Zjarri në vendin e aksidentit u shua ndërsa është gjetur edhe trupi i djegur i pilotit.
Ndryshe, hetimet e para tregojnë se piloti para rënies kishte bërë një thirrje për ndihmë, të quajtur Emergency dhe shpejt u zhduk nga radari. /Telegrafi/
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave