Dyshohet për disa të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani mallrash në Sudanin e Jugut menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti në kryeqytetin e vendit, njoftuan autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Kur Kuol, drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar në Juba, për AA tha se në bordin e avionit që i përket “South West Aviation” ndodheshin tetë perona dhe ishte nisur drejt shtetit Bahr el Ghazal Verior.
“Tetë persona ishin në bord, ndërsa unë ende nuk kam detaje në lidhje me numrin e njerëzve të vdekur në aksident”, tha Kuol.
Dëshmitarët okularë thanë për AA se një person i plagosur u dërgua me shpejtësi në spital dhe gjashtë trupa të vdekur janë parë në tokë.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...