Përgjatë misionit stërvitor, një aeroplan luftarak rus është përplasur vetëm disa ditë para se ai t’u bashkohej forcave ajrore.
Avioni Su-57 u rrëzua në pyllin e largët siberian dhe u shkatërrua plotësisht, thanë zyrtarët. Piloti kërceu nga avioni dhe shpëtoi.
Forcat ajrore të Rusisë kanë porositur 76 aeroplanë të tillë, të cilët kushtojnë 140 milionë dollarë,që kanë për qëllim të rivalizojnë avionët F-22 Raptor të Amerikës. Su-57 është gjithashtu i ngjashëm me avionin kinez J-20, që dyshohet se është ndërtuar duke përdorur planet e vjedhura të SHBA të marra nga hakerët kinezë.
Banorët e fshatit Dzyomgi, rreth shtatë kilometra në veri të Komsomolsk-on-Amur, dëgjuan një “zhurmë të fortë”, që besohet të ishte momenti kur avioni u përfshi nga telashet./tch
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s