Një burrë 70-vjeçar ka ndërruar jetë pas rrëzimit të një helikopteri në një fushë pranë Doncaster në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave të huaja, Policia e Yorkshire Jugore thotë se oficerët u thirrën për shkak të raportimeve për një rrëzim helikopteri në një fushë pranë Ings Lane, Bentley.
Zyrtarët thonë se burri pësoi lëndime të rënda në aksident dhe pavarësisht përpjekjeve më të mira të stafit mjekësor, ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
“Familja e tij është në dijeni dhe po mbështetet nga oficerët tanë”, thotë policia, shkruan A2 CNN.
Piloti, një burrë 41-vjeçar, dhe dy pasagjerë të tjerë, një grua 58-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar, pësuan lëndime të lehta.
Një hetim paralel është nisur midis Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) dhe Policisë së Yorkshire Jugore. (A2 Televizion)
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...
UP hap konkursin e studimeve të doktoratës
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.60 euro për litë...