Një helikopter është rrëzuar këtë të hënë në Mbretërinë e Bashkuar, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se incidenti ndodhi në një fushë pranë qytetit turistik bregdetar Ventnor, në Ishullin e Wight.
Pas këtij incidenti, një person u transportua me urgjencë drejt një qendre të specializuar traumash. Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës ajrore tha se pacienti fillimisht mori ndihmën e shpejtë nga shërbimet e emergjencës dhe më pas u transportua me helikopter drejt spitalit.

Nuk është ende e qartë se sa persona ndodheshin në bord apo nëse ka të plagosur të tjerë.
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...