Të paktën nëntë persona dyshohet të kenë vdekur pas një përplasje midis dy helikopterëve të ushtrisë amerikane Black Hawk gjatë një stërvitje rutinë stërvitore në Kentaki. Helikopterët Black Hawk nga Divizioni 101 Ajror ishin në një “mision trajnimi rutinë” kur u rrëzuan rreth orës 22:00 me orën lokale.
Guvernatori i Kentakit, Andi Beshear tha se mori raportime për një përplasje helikopteri dhe priten viktima, raportojnë mediat amerikane. Qarku Trigg, ku ndodhi përplasja, është rreth 25 milje në veriperëndim të Fort Campell, një instalim ushtarak në kufirin Kentucky-Tennessee./abcnews.al
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Trump për NYT pas kapjes së Maduros: Organizuam një operacio...
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...