Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi aeroplan i drejtuar nga ai dhe një shtetas italian, u përplas në një fushë në Romagna të Italisë.
Medita e huaja raportojnë se ka ndërruar jetë edhe 65-vjeçari italian.
Bëhet me ije se i riu jetonte në Riolo Terme, në provincën e Ravenës.
Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.
Sipas një dëshmitari okular, aeroplani papritmas bëri dy rrotullime dhe ra në një fushë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave.
Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...