Gjashtë persona janë vrarë kur një aeroplan i vogël u rrëzua në lindje të Zimbabve në afërsi të kufirit me Mozambikun, njofton një gazetë shtetërore.
Avioni me tetë ulëse u rrëzua në malet Vumba afër kufirit me Mozambikun, ndërsa dëshmitarët fajësojnë motin e ligë, transmeton portali arbresh.info.
Katër prej personave ishin drejtorë në një kompani të Mozambikut që ka operacione në Zimbabve, ndërsa dy anëtarët e ekuipazhit ishin baba e bir.
Gazeta the Herald ka thënë që helikopteri i ndihmës së parë dërgoi trupat në një spital të afërt./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...