Në 24 orët e fundit janë raportuar 190 mijë e 890 raste të reja të infektuara me virusin COVID-19.
Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 4 mijë e 475 viktima si pasojë e këtij virusi.
Deri tani numri i rasteve të infektuara me COVID-19 ka shkuar në rreth 80 milionë.
1 milionë e 713 mijë e 152 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 54 milionë e 786 mijë e 890 persona janë shëruar nga ai.
21 milionë e 420 mijë e 497 janë aktive me këtë virus në botë.
106 mijë e 251 raste janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Amerika radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 18 milionë e 487 mijë e 519 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 94 mijë e 801 raste dhe Brazili me 7 milionë e 264 mijë e 221 raste.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 49 mijë e 306 raste nga 173 mijë e 986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
1 mijë e 272 persona kanë vdekur nga ky virus në vend, ndërsa 10 mijë e 879 raste janë aktive me të./Express/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi