Pas 84 ditësh mbyllje nga emergjenca Covid-19 , hap dyert vendi simbol i kulturës italiane dhe botërore, vendi i shpirtit e i zemrës së qytetit antik Romë, Koloseu.
Ishte data 8 mars 2020 kur për shkak të masave të marra nga qeveria për përballimin e një emergjence të paparë më parë, Koloseu mbylli kangjellat e tij antike për çdo vizitor e turistë të huaj.
Ky amfiteatër antik i ndërtuar më vitin 72 të e.s, e i klasifikuar si vendi më i vizituar në Itali duke mbyllur vitin 2019 me shifrën rekord të 7.5 milionë vizitues, për gati 3 muaj u kthye në një vend të shkretë me vizitorë unik, statujat e perandorëve romanë.
Prej datës 1 qershor rihap dyert me një tjetër situatë të pazakontë.
Nis hapja e një faze eksperimentale që do të shkojë deri më datë 30 qershor, me një orar të kufizuar, me një pikë ambulante shëndetësore të pozicionuar në sheshin pranë tij, për t’i bërë ballë çdo emergjence shëndetësore e me termoskaner që do të kontrollojnë temperaturën e trupit të çdo vizituesi.
Hyrja në Kolose do të kërkojë prenotimin online të detyruar në grupe deri në 14 persona që do të lejohen të hyjnë çdo 15 minuta të shoqëruar e në distancimin social nga njëri-tjetri e do të kenë të detyruar përdorimin e maskave.
Në prag të nisjes së stinës së verës, drejtuesit e këtij vendi muzeal e turistik, thonë se po studiojnë mundësite e hapjes në orare të mbrëmjes dhe për evente muzikore.
Drejtoresha e tij Alfonsina Russo me një komunikim mediatik thotë se “hapja e Koloseut është një shenjë paqeje, mikëpritje e rilindje por në respekt të sigurisë së shëndetit publik e respektit të qasjes së rregullave ndaj emergjencës.”
“Italia rihapet me artin” është komenti i bërë nga ministri i Kulturës Dario Franceschini i cili ka kujtuar dhe hapjen e një sërë ekspozitash arti të inauguruara në Romë e në të gjithë territorin kombëtar, por të mbyllura për shumë javë për shkak të koronavirusit.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari