Katër alpinistë janë zhdukur pa gjurmë bë vargmalin Abruzzo, jo shumë larg Romës.
Sot është dita e tretë e zhdukjes së tyre, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Sipas shërbimit Italian të shpëtimit, dyshohet se ata mund të jenë vrarë nga ndonjë ortek.
Katër alpinistë, nga qyteti Avecano, u zhdukën ndërsa hipnin në dëborë dhe akull në malin Velino.
Përpjekjet për t’i shpëtuar u ndaluan nga bora e madhe që ra në atë zonë sot, madje edhe qen të stërvitur posaçërisht për këtë punë, kanë hasur në probleme.
Edhe vetë ekipet e shpëtimit janë duke u përballur me rrezikun e orteqeve./arbresh.info/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...