Rojet bregdetare të Türkiye-s shpëtuan jetën e 194 migrantëve të parregullt në Detin Egje, të cilët u shtynë ilegalisht në anën turke nga forcat greke, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një dron i marinës turke ka regjistruar pamjet e forcave greke duke shtyrë një varkë që transportonte migrantë të parregullt në brigjet rrethit Çeşme në provincën e Izmirit, tha ministria në një postim në Twitter.
Ministria shtoi se situata u raportua menjëherë në Komandën e Rojës Bregdetare Turke dhe se migrantët u shpëtuan.
Ndërkohë, rojet bregdetare kanë shpëtuar jetën e 188 të tjerëve në rrethet Urla dhe Çeşme midis të hënës dhe të martës.
Migrantët janë transferuar në zyrën provinciale të migracionit.
Ankaraja dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë të largimit të azilkërkuesve, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e njerëzve të cenueshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
Türkiye ka qenë një pikë kyçe tranziti për migrantët e parregullt që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi në vendet e tyre.
Türkiye tashmë strehon 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...