Të infektuar nga koroanavirusi (2019-nCoV) në Korenë e Jugut janë raportuar në 24 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Koresë (KCDC) thotë se numri i personave të infektuar është në rritje. Ndër të porsainfekturit është një shtetas 28-vjeçar i Koresë së Jugut.
Personi i infektuar u transferua në një spital në Seul. Gjithashtu, 264 nga 1.386 personat që mendohet se ishin në kontakt me të infektuarit janë vendosur në karantinë.
Si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Kinë ka vdekur 637 persona dhe 31.161 të tjerë janë infektuar. Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës (NHC) tha se numri i vdekjeve nga infeksioni koronavirusit është rritur në 637 dhe 1 në Hong Kong.
Në 24 orët e fundit, 73 persona kanë vdekur, ndërsa janë raportuar 3,143 të infektuar të ri.
Më së shumti vdekje janë regjistruar në provincën Hubei-69, dhe nga një person ka ndërruar jetë në Jilin, Henan, Guangdong dhe Hainan.
Numri i të infektuarve është rritur në 31 161, nga të cilët 4,821 njerëz janë në gjendje të rëndë. Kurse 26,359 persona të tjerë dyshohet se janë infektuar, ndërsa gjithsej 186.045 janë nën mbikëqyrje. 1.540 njerëz u liruan nga spitalet. Më së shumti të infektuar janë në Hubei, 22.112.
Gjithashtu, të paktën 274 njerëz janë infektuar në Pekin, 269 në Shanghai, 411 në Chongqing dhe 79 në Tianjin.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës