Këshilltarët e presidentit amerikan Joe Biden po diskutojnë një vizitë të mundshme në Arabinë Saudite për të ndihmuar në riparimin e marrëdhënieve dhe për të bindur Mbretërinë për të rritur prodhimin e naftës, raporton Axios.
Lajmi vjen gjithashtu mes raporteve nga New York Times se zyrtarët e Biden udhëtuan në Venezuelë gjatë fundjavës për t’u takuar me qeverinë e presidentit Nicolás Maduro. Ata në Uashington kanë sugjeruar se nafta e Venezuelës mund të zëvendësojë atë të Rusisë.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha Axios: “Ne nuk kemi ndonjë udhëtim ndërkombëtar për të njoftuar në këtë kohë, dhe shumë nga këto janë spekulime të parakohshme.”
Çështja e furnizimit global me energji dhe një riorganizimi i mundshëm i aleancave botërore ka dalë në pah në dritën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. SHBA aktualisht mbështetet tek Rusia për 10% të importeve të saj të naftës bruto dhe produkteve të naftës, sugjerojnë burimet.
Të dielën, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha se ligjvënësit amerikanë po “eksploronin” legjislacionin e mundshëm për të izoluar Rusinë, duke përfshirë një ndalim total të naftës dhe produkteve energjetike ruse në SHBA./arbresh.info/
Aksident në afërsi të QKUK-së, lëndohet një person
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...