Shpërthime të fuqishëm u regjistruan mëngjesin e së mërkursë në qendër të Kievit në Ukrainë, duke rikthyer edhe njëherë situatat e ditëve të para të luftës së Rusisë në muajin shkurt, kur kryeqyteti ishte objektiv kryesor i ushtrisë së Putin.
Kryetari i Bashkisë Vitali Klitschko njofton se shpërthimet tronditën zonën qendrore të Shevchenkivsky ku janë dërguar dhjetëra ambulance për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba tha se sistemet e mbrojtjes raketore janë aktivizuar, ndërkohë që Klitschko shtoi se janë të paktën 10 dronë Iranian Shahed të rrëzuar.
Administrata ushtarake e qytetit tha se një fragment droni kishte goditur dy ndërtesa administrative në qendër të qytetit, teksa nuk ka raportime për viktima./A2/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...