Kosova planifikon t’u ofrojë strehim deri në gjashtë muaj 20 gazetarëve ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia, sipas një dokumenti qeveritar të parë nga Reuters të martën.
Dokumenti thotë se përparësi do t’u jepet gazetareve femra të cilat do të zgjidhen nga Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për t’i paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’ua mundësuar atyre të punojnë në distancë.
Nuk ka asnjë të dhënë se kur do të mbërrijnë gazetarët në Kosovë, e cila nuk është as anëtare e NATO-s dhe as e BE-së, por i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Gushtin e kaluar Kosova gjithashtu u pajtua t’i presë përkohësisht rreth 2,000 afganë. Shumica prej tyre tashmë janë larguar dhe disa janë ende në pritje të dokumenteve.
Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në atje nën një mision të NATO-s. /arbresh.info/
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...