Një re ndotëse radioaktive, që kishte përfshirë Evropën në fund të shtatorit, sipas institutit bërthamorë francez (IRSN), ka ardhur nga Rusia apo Kazakistani.
Në një kumtesë më 9 nëntor, ISRN, raportoi për një aksident në një reaktor bërthamorë ku pati rrjedhje në një qendër radioaktive.
Këto javë, ISRN dhe disa institute tjera bërthamore, kanë regjistruar nivel të lartë të rutheniumit, element kimik radioaktiv, i cili në kushte normale nuk shfaqet.
Drejtori i institutit, ISRN, Jean- Marc Peres, ka thënë për Reuters se “autoritetet ruse, kanë thënë se nuk janë të vetëdijshme për ndonjë aksident në territorin e tyre”.
Edhe përfaqësues nga Kazakistani i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është detektuar ndonjë rrjedhje bërthamore në shtator dhe tetor.
Niveli i lartë i rutheniumit nuk ka pasur ndonjë ndikim në shëndetin e njerëzve apo në ambientin e Evropës, raporton IRSN.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...