Reshjet e dendura të borës dhe to të shiut në mbarë Gjermaninë më 17 janar kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe të transportit me trena si dhe mbylljen e shkollave.
Në aeroportin në Frankfurt – që është aeroporti më i madh në Gjermani – mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin po ashtu u anuluan.
Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve.
Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejt do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.
Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar në shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës. Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./rel
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës