Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet në këtë shtet.
Rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga ditë e mërkurë në qytete dhe komuna, ka thënë ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula.
Përjashtimet do të ekzistojnë nëse mund të mbahet distancë më e madhe se dy metra, si dhe kur të zhvillohet ndonjë sport.
Mbulimi i gojës dhe hundës është veçse i obligueshëm në ambiente të mbyllura derisa maskat tani duhet të vendosen edhe nëse në makinë ka persona që nuk janë të një familjeje.
Autoritetet çeke u patën kërkuar banorëve të këtij vendi që të mbajnë maskat në ambiente të jashtme nga mesi i marsit deri në mes të qershorit, gjatë fazës së parë të pandemisë.
Numri i personave të infektuar në këtë shtet të Evropës Qendore është rritur dukshëm në javët e fundit.
Në 14 ditët e fundit, 858.6 persona për 100,000 banorë janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, bazuar në të dhënat e fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Të martën, autoritetet shëndetësore në Çeki kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë identifikuar 8,076 raste të reja me këtë virus.
E konfirmon Hoxha: Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “...
Momente paniku! Një burrë tenton t’i marrë fëmijën një gruaj...
FC Ferizaj i kundërpërgjigjet Prishtinës së Re, hedh posht a...
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...