Rreth gjashtë muaj pasi arriti me sukses ta zbresë në zero lakoren e infeksionit, Koreja e Jugut ka shënuar një rekord të ri personash të infektuar rishtas me koronavirus.
Me zbulimin e 441 rasteve të reja në 24 orë, autoritetet paralajmëruan të enjten rihyrjen në fuqi të masave më të rrepta antikovid.
Bizneset janë udhëzuar të reduktojnë numrin e stafit, të ulin oraret e punës dhe të mundësojnë punën nga interneti.
Pas kishave, si vatra infeksioni konsiderohen tashmë centralet telefonike me shumë punonjës dhe magazinat e mallrave.
“Kemi 434 raste infeksioni lokal, nga të cilat 72 përqind në zonën metropolitane. Po diskutojmë mundësinë e kalimit në fazën 3 të gatishmërisë, që parashikon rregulla distancimi me jo më shumë se 10 veta së bashku, mbylljen e shkollave dhe anulimin e të gjitha eventeve sportive.”
Mendohet se shtimi i numrit të personave të infektuar lidhet me organizimin e tubimeve antiqeveritare më herët gjatë muajit, ndaj autoritetet koreanojugore kanë nxjerrë një listë me 51 mijë persona që do duhet t’i nënshtrohen testimit për kovidin-19.
Rikthimi i masave të karantinës pritet të dëmtojë më tej ekonominë e katërt më të madhe të Azisë.
Në botë, pandemia e koronavirusit të enjten e rriti mbi 24 milionë bilancin total të të prekurve, me Indinë që shënoi një rekord ditor ndërsa Italia, Spanja dhe Franca, infeksionet më të shumta prej muajsh.
Këto tri shtete europiane kanë refuzuar, megjithatë, rikthimin e karantinës së rreptë për qytetarët dhe bizneset, duke u mjaftuar për momentin vetëm me rritjen e testimeve në terren.
Kina vazhdoi të enjten për të 11-n ditë radhazi të mos raportojnë raste të infektimit lokal por vetëm të ardhura nga jashtë, ndërkohë që SHBA-ja dhe Brazili vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve si për infeksionet, edhe për viktimat, me afro 300 mijë jetë të humbura së bashku prej fillimit të pandemisë.
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...