Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të gjithë vendin.
Temperatura rekord u regjistrua të premten në Silopi, njoftoi ministria.
Dhe në të gjithë vendin, 132 stacione meteorologjike kishin regjistruar temperatura rekord për muajin korrik, shton deklarata.
Silopi, në provincën e Sirnakut, ndodhet vetëm 10 kilometra nga kufijtë e Turqisë me Irakun dhe Sirinë.
Rekordi i mëparshëm i nxehtësisë në temperaturë, i regjistruar në gusht 2023, ishte 49.5 gradë Celsius.
Vendi është aktualisht në “kthetrat” e një vale të nxehti dhe po lufton zjarret në një numër rajonesh.
Zjarrfikësit kanë luftuar për katër ditë për të kontrolluar një zjarr në provincën veriore të Karabukut, duke detyruar evakuimin e disa fshatarëve.
Të mërkurën, 10 persona humbën jetën duke luftuar një zjarr në provincën Eskisehir.
Vala e të nxehtit, e cila pritet të zgjasë edhe disa ditë, ka detyruar disa autoritete lokale të njoftojnë kufizime në konsumin e ujit, duke përfshirë edhe vendpushimin bregdetar të Çeşmesë, pranë Izmirit në bregdetin perëndimor të Turqisë. /Telegrafi/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...