Takimi i Komitetit Kushtetues Sirian ka ngecur pasi delegacioni i regjimit u largua në ditën e parë të raundit të dytë të bisedimeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se delegacioni i regjimit propozoi tre pika të reja në rendin e ditës dhe u largua kur ata nuk u pranuan nga disa përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.
Komiteti Kushtetues Sirian, i përbërë nga opozita, shoqëria civile dhe anëtarë të regjimit, filloi punën e tij më 20 nëntor në Gjenevë me lehtësimin e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Komiteti është i mandatuar në kuadër të proesit të Gjenevës të lehtësuar nga OKB-ja për të përgatitur dhe hartuar për miratim popullor reformat kushtetuese, për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në Siri.
Zëdhënësi i opozitës, Yahya Al-Aridi, u tha gazetarëve se mbledhja u anulua. Ai tha se delegacioni i regjimit dëshironte të diskutojë luftimin e terrorizmit, heqjen e sanksioneve dhe dënimin e operacionit turk në Sirinë veriore.
Aridi tha se marrëveshja e Adana-s, e nënshkruar në vitin 1998 midis Turqisë dhe Sirisë, është e qartë për operacionin.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, thotë se marrëveshja lejon forcat turke të kryejnë operacione brenda Sirisë afër kufirit turk.
Sipas Aridi-t, ajo që u prezantua nga regjimi sirian ishte diçka “thjesht politike”.
Aridi shtoi se sulmet e regjimit në Idlib të Sirisë mund të kenë si qëllim të dëmtojnë punën e Komitetit Kushtetues.
Siria është e mbyllur në një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.
Që atëherë, mbi 5 milionë sirianë janë bërë refugjatë, ndërsa Turqia strehon 3.6 milionë prej tyre.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...