Këshilli Federal i Zvicrës ka hedhur poshtë një mocion për të rishqyrtuar pagat dhe përfitimet që marrin ministrat dhe ish-ministrat.
Çdo ministër paguhet 457,000 franga CHF në vit dhe ka të drejtë për shpenzime shtesë prej 30,000 CHF.
Përveç kësaj, ata përdorin një limuzinë, udhëtim me tren të klasit të parë dhe akses në avionët në pronësi të qeverisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Këshilltarët federalë në pension paguhen gjysmën e pagës për pjesën tjetër të jetës së tyre.
Parlamentari kombëtar Thomas Burgherr nga Partia Popullore Zvicerane beson se përfitimet duhet të shihen përsëri.
Por qeveria thekson se ministrat duhet të jenë të kontaktueshëm gjatë gjithë kohës dhe të kenë një përgjegjësi të rëndë – dhe paketa aktuale është e përshtatshme.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...