Google ADS

Refuzohet lirimi me kusht i Assange

17:03 | 6 Janar 2021
Arditë Shkodra

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, i cili është në burg, iu mohua lirimi me kusht nga një gjykatë në Londër.

Mohimi i lirimit me kusht vjen pasi një gjykatë britanike të hënën refuzoi të ekstradojë Assangen në Shtetet e Bashkuara për shkak të gjendjes mendore, dmth frikës se mund të bënte vetëvrasje nëse ekstradohej.

Assange nuk është parë në publik si një njeri i lirë që nga viti 2012, kur i ra ziles në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe kërkoi azil, raporton theguardian.

Ekuadori i dha atij azil politik, i cili shkaktoi trazira diplomatike në Britaninë e Madhe, megjithëse pas shtatë vjetësh u bë një mysafir i padëshiruar dhe anëtarët e Scotland Yard hynë në ambasadë dhe e arrestuan atë.

Hera e fundit që qytetarët e Londrës panë Assange ishte në muajin prill të 2019, ndërsa policia po e shoqëronte.

Shpërndaje në rrjete sociale