Shpërthimi i mundshëm i Katalonjës është një “katastrofë”, pasi ajo mund të dërgojë në një krizë kushtetuese, financiare dhe ekonomike, të cilën Europa nuk e ka përjetuar për dekada.
Eksperti britanik, Rusell Foster, ka theksuar se kriza në Katalonjën paraqet për BE-në rrezik më të madh sesa shkëputja e Britanisë së Madhe nga blloku, transmeton portali arbresh.info
Sipas tij, referendumi ka ndodhur në një kontekst të paligjshëm dhe për këtë arsye është krejtësisht i pashembullt.
Ai ka theksuar se shkëputja e Katalonjës nga Spanja do të shkaktonte një krizë të rëndë në vend, duke pasur parasysh që Katalonia është një nga rajonet ekonomikisht më të fuqishme në Spanjë.
Gjithashtu ai ka shtuar se “referendumi i Katalonjës është kriza me e madhe që po përjeton Europa që nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Deri në vitin 1955 u tha për integrim më të madh në Europë dhe mënyra e vetme për të zhgjidhur këtë ishte marrja me problemet në zhvillimisht, ndërsa në këtë shekull probleme të mëdha ishin globalizmi, ndryshimi i klimës, terrorizmi, migrimi”, tha Foster.
Sipas tij, shpërthimi në Katalonia do të dërgojë drejt një kthimi në nacionalizëm etnik dhe në shtete të vogla kombëtare, të cilat janë plotësisht të paafta për t’u marrë me problemet e shekullit 21./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...