Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sulme ajrore të SHBA-ve agresion ndaj shtetit sovran, thotë zëdhënësi Dmitry Peskov, duke vënë në dukje se presidenti beson që sulmet janë kryer në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Peskov insiston që “ushtria siriane nuk ka armë kimike”, dhe se kjo është observuar e konfirmuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, një njësit i veçantë i OKB-së, transmeton portali arbresh.info.
Putin e sheh këtë sulm me raketa amerikane në Siri si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga viktimat civile në Irak, shtoi Peskov.
“Ky hap dëmton rëndë lidhjet SHBA-Rusi, të cilat tashmë janë në gjendje të mjerueshme”, tha Peskov./Arbresh.info
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...